Kabul, 12 korrik – Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 40 janë lënduar kur një vetëvrasës me bombë 13 vjeçar u hodh në ajër sot gjatë një dasme në provincën afgane Nangahar, kumtuan autoritetet lokale.
Përfaqësuesi policorë Fajz Mohamad Babaahril deklaroi se djali është hedhur në ajër në një dasmë të organizuar nga një komandant i forcave kundër qeveritare Malik Tur, i cili ka vdekur dhe me siguri ka qenë cak i sulmit.
Zëdhënësi i guvernatorit në provincën Nangarah, Atula Kogaian potencoi se të lënduarit janë transferuar në spital, ndërsa popullsia lokale konfirmon se 10 persona e kanë humbur jetën në sulm.
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por në pjesën lindore në Afganistan janë prezentë edhe talebanë nga dega e grupit xhihadist Shteti Islamik.
Shpërthimi ka ndodhur vetëm disa ditë pas bisedave historike mes përfaqësuesve afgan dhe talebanëve, si pjesë e përpjekjeve, të udhëhequra nga SHBA-ja për ndërprerjen e luftës.