Moskë, 22 shtator – Në rajonin rus Habrovsk u rrëzua një aeroplan “Antonov-26” me gjashtë udhëtarë në të, njofton Tass.
Aeroplani transportues i takon kompanisë që kryen kontrolle teknike në aeroportet ruse.
Mediat britanike e citojnë Ministrinë ruse për Situata të jashtëzakonshme, e cila kumtoi se grupet e obliguara për hetim dhe shpëtim janë drejtuar ndaj vendit ku u zhduk aeroplani nga radari.
Sipas ministrisë, aeroplani ka kryer fluturim teknik dhe më pas për shkak të kushteve të këqija të motit, kërkimi pas këtij aeroplani është vështirësuar.
Paraprakisht sot, autoritetet ruse konfirmuan se aeroplani transportues “An-26” u zhduk nga radari në zonën Habravsk në lindje të Rusisë.