Kur duhen pak më shumë se 1000 ditë për të shkuar deri në vitin 2020 në Olimpiadën e Tokios, faza përgatitore vijon me të njëjtin ritëm. Ky rast i takon notares amerikane Dana Volmer, e cila në Olimpiadën e fundit në Rio vitin e kaluar fitoi medaljen e shtatë të artë në karrierë. Por habia qëndron se ajo përgatitet për Tokion me barkun e rrumbullakosur. Në garën e saj të parë, ku mori pjesë të enjten e kaluar që prej pjesëmarrjes në Rios, Volmer ishte gjashtë muajshe shtatzënë. Pengesa e parë është gjetja e një kostumi noti nga përmasa 26-të në Rio në 32 në konkurrimin e fundit në Mesa, Arizona. Pas rekomandimeve të stafit mjekësor të kombëtares amerikane, Volmer ka ndryshuar programin e saj të stërvitjes duke u dhënë më tepër prioritet ushtrimeve të forcës.
Pas fitores së medaljes së artë në 100 m stil flutur në Olimpiadën e Londrës 2012, Volmer iu përkushtua përkohësisht fëmijës së saj të parë, Arlen, duke u rikthyer më pas garave për të siguruar kualifikimin edhe për Rio. Në fakt, Volmer nuk është femra e parë që konkurron si shtatzënë. Në qershor të vitit 2014, Alisia Montano garoi në çerekfinalet e garës së 800 metrave në kampionatin kombëtar amerikan, ndërsa ishte tetë muajshe shtatzënë. Mjaft sportiste femra kanë marrë pjesë në Lojëra Olimpike, edhe pse kanë qenë në pritje të fëmijës. Ajo që i privoi më tepër në Lojërat e Rios ishte alarmi i dhënë nga efektet anësore të virusit Zika. Faqja e internetit e “US Swimming Masters”, një organizatë me fokus promovimin e sportit, këshillon se femrat mund të merret me sport, edhe pse mund të jenë shtatzënë.