Shkup, 30 prill – Tetëdhjetë nxënës nga Shkolla e Mesme Elektro-Teknike “Mihajllo Pupin” nga shtatori do mësojnë me planprogram i cili është profilizuar për nevojat e gjashtë kompanive nga Maqedonia, ndërsa pas përfundimit të arsimit, 57 maturantë do të kenë punësim të garantuar.
Kompanitë Vanhol, Arçerol Mital, Makstil, Cementara USJE “Rade Konçar” dhe Vitalia sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim me shkollën, e cila në shtator të vitit të kaluar tashmë ka filluar me realizmin e një projekti të tillë me EVN.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska pas nënshkrimit të Memorandumit tha se është mirë ajo që gjithnjë e më shumë kompani e njohin mundësinë për lidhje të sektorit të biznesit me arsimin.
“Ky projekt i cili sot rezulton me nënshkrim të Memorandumit për bashkëpunim është në të vërtetë vazhdim i projektit që filloi në shtator të vitit të kaluar kur EVN e filloi traditën e nënshkrimit të marrëveshjeve, dhënien e bursave nxënësve të cilët më pas do të punësohen në kompani”, theksoi Deskoska”.
Ajo shtoi se ky është një shembull i mirë i vendosjes graduale të arsimit dual në Republikën e Maqedonisë i cili do të thotë edhe krijim i planeve mësimore në përputhje me nevojat e tregut, lidhjen e arsimit me biznesin, ndërsa janë me qëllim që nxënësit të fitojnë me aftësi për punësim më të mirë.
Përfaqësuesit e kompanive i shprehën falënderim shkollës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për mundësinë për bashkëpunim sepse, siç thanë, u mundësohet më lehtë të sigurojnë kuadrot e nevojshme për bizneset e tyre përmes nxënësve të trajnuar të cilët do të punojnë në programin mësimor të përshtatur për nevojat e kompanive.