Milano, 26 shkurt – Gjashtë fëmijë janë pozitivë të koronavirusit të ri, deklaruan burime anonime për mediat italiane.
Shumica e rasteve vijnë nga “vatra” në qarkun Lodi, i cili është në karantinë për shkak të epidemisë në Italinë veriore.
Më e vogla është një vajzë katërvjeçare nga Kastilone de Ada, qytet në zonën me epidemi dhe është në spitalin Pavia.
Një djalosh pesëmbëdhjetëvjeçar është në spitalin në Seriate, në afërsi të Bergamos, dy fëmijë të moshës 10-vjeçare, njëri nga Soresini, afër Kremonës dhe tjetri nga porti San Roko al Porta në qarkun Lodi, u është dhënë leje të kthehen në shtëpi.
Para disa ditëve, një 17-vjeçar dhe shoku i tij i shkollës ishin pozitivë të koronavirusit të ri.(koha.mk)