– Numërohen rreth 2.700 gjuhë të folura me mbi 7.000 dialekte në të gjithë botën. Gjuhët më të folura janë gjuha kinezishtja, spanjishtja, anglishtja dhe hindishtja. Kinezishtja si gjuha më e folur në botë numëron rreth 50.000 gërma, por duhet të dini vetëm 2.000 prej tyre që të mund të lexoni gazetën.
– Çdo dy javë ‘vdes’ një gjuhë ose një dialekt. Janë 231 gjuhë të zhdukura plotësisht, ndërsa 2.400 gjuhë të tjera të botës janë në rrezik zhdukjeje.
– ‘Bibla’ është libri më i përkthyer i gatshëm në 2,454 gjuhë të ndryshme. Afër ‘Biblës’ është ‘Pinoku’. Ndërsa Agatha Christie është autorja më e përkthyer në të gjithë botën.
– Gjuha me alfabetin më të gjatë është gjuha ‘Khmer’ e Kamboxhias me 74 shkronja. Alfabeti më i shkurtër është me 12 shkronja i gjuhës ‘Rotokas’. Gjuha me më shumë fjalë është anglishtja që shkon rreth 250,000 fjalë.
– Në SHBA fliten mbi 300 gjuhë, ndërsa Afrika e Jugut mban rekordin si vendi me më shumë gjuhë zyrtare (11).
– Të mësosh një gjuhë të dytë mund t’ju bëjë më të zgjuar. Disa shkencëtarë mendojnë se të jesh poliglot mund të rrisë fuqinë e trurit. Studime të tjera sugjerojnë se po të flasësh më shumë se një gjuhë mund të ngadalësojë plakjen e kujtesës.