Shkup, 5 janar – Katër persona janë lënduar më lehtë në tre nga gjithsej gjashtë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tre aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Dymbëdhjetë shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar në të kuqe në semafor, tre shoferë që nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve dhe tre shoferë për tejkalim të papërshtatshëm.
Nga komunikacioni janë përjashtuar tre shoferë, të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 14 shoferë para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik si dhe dy shoferë fillestarë, si dhe 14 automjete teknikisht të parregulluara. Janë sanksionuar edhe 10 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për ta. Janë hasur edhe 103 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.
Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 95 automjete.