Shkup, 14 dhjetor – Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në tre aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.
Sipas SPB, policia ka sanksionuar 68 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e e lejuara, një shofer nën ndikimin e alkoolit, gjashtë para se të marrin patentën e shoferit dhe tre fillestarë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar tre automjete me leje qarkullimi të skaduar.
Janë dhënë edhe 24 dënime për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin special” kartotrec” janë largua 70 automjete.
Janë sanksionuar edhe shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë të cilët nuk u kanë dhënë të drejtë kalimi këmbësoreve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, një për rreshtim jo të drejtë, 12 shoferë për mos posedim të pajisjeve të parapara dimërore në automjete, një mos mbajtjen e rripit të sigurisë nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjeteve motorike dhe nëntë për shfrytëzimin e telefonit celular nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjeteve motorike.