Berlin, 30 janar – Gjashtë adoleshentë dje janë gjetur të vdekur në një kasolle në afërsi të qytetit amerikan Arnshtajn, në krahinën Bavaria, njoftoi policia lokale, e cituar nga DPA. Grupi i adoleshentëve, të moshës midis 18 dhe 19 vjeç, natën paraprake kanë shkuar në kasolle në një aheng. Babi i dy prej adoleshentëve, i cili ka qenë pronar i kasolles, dje ka ardhur deri te kasollja i shqetësuar që ata nuk u janë përgjigjur në telefon në mëngjes. Në barakën e drurit ai ka gjetur trupat e pajetë të së birit dhe të bijës, si dhe të katër miqve të tyre. Policia nuk e ka konfirmuar arsyen për tragjedinë, por nuk ka zbuluar as dëshmi për një krim të kryer. Në kasolle ka pasur sobë ngrohjeje me dru, e cila ka qenë e ndezur, dhe investiguesit nuk e përjashtojnë mundësinë për helmim me monoksid karbon.