Akil Gjakova është ndalur në çerekfinale të Mastersit që po mbahet në Doha. Gjakova u mposht nga kazaku Zhansay Smagulov me ippon pas 4 minutave luftë.
Në të vërtetë Gjakova ishte duke udhëhequr duelin e kategorisë deri 73 kilogramë me një waza-ari, deri 30 sekonda pa mbaruar lufta. Por më pas Smagulov fillimisht shënoi waza-ari e pastaj e përfundoi luftën krejt në fund me ippon. Gjakova vazhdon luftën për medalje të bronztë nëpërmjet repesazhit.