Uashington, 11 janar – Gjykata Supreme e SHBA-së sot formalisht i hodhi poshtë kërkesat për shqyrtim të shpejtë të rasteve në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në pesë shtete, në të cilat fitoi presidenti i sapozgjedhur Xho Bajden, ndërsa ishin parashtruar nga presidenti Donald Tramp dhe aleatët e tij.
Bëhet fjalë për rezultatet e zgjedhjeve në Arizonë, Xhorxhi, Miçigen, Pensilvani dhe Uiskonsin.
Edhe para kësaj, gjykatësit nuk bënë asgjë në ato raste para numërimit të javës së kaluar të votave në zgjedhje në Kongres, që e konfirmoi fitoren e Bajdenit.
Gjykata ende mund të veprojë për ankesat në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit më së voni këtë dimër ose në pranverë. Disa gjykatës shprehën interes për rastin në Pensilvani, ku Gjykata Supreme e atij shteti vendosi ta vazhdojë afatin për pranim të fletëve të votimit të mara me postë për tri ditë.
Por, edhe pse gjykata ngriti rast në lidhje me zgjedhjet, sipas gjitha gjasave nuk do t’i dëgjojë argumentet deri në vjeshtë.