Gisele ka menduar të vetëvritet

Është një prej supermodeleve më të paguara në botë, e martuar me një prej sportistëve më të famshëm e më të pasur, por kjo gjë nuk e ka ndaluar që të mendojë të vrasë veten.
Gisele Bundchen ka zbuluar se një herë ka luftuar me ankthin dhe mendimet për vetëvrasje.
“Gjërat mund të duken shumë mirë nga jashtë, por askush nuk ia ka idenë se çfarë ndodh brenda. Unë e kam pasur atë ndjenjën që “nëse hidhem nga ballkoni, ky do të jetë fundi dhe unë nuk do të duhet të brengosem më për këtë ndjenjën sikur bota po më mbyt. Ndihesha e pafuqishme”, shkruan 38-vjeçarja në librin “Lessons: My path to a meaningful life”.