Olivier Giroud do të luajë një rol në filmin e ri të Hollywood, Spider-Man. Sulmuesi i Chelsea-t ka lajmëruar në Twitter se do të jetë zëri i personazhit “Green Goblin” në filmin e ri të animuar. Ai ka shkruar në Twitter: “Jam shumë i lumtur që lajmëroj se do t’i jap zërin Green Goblin në filmin e ri të Spider-Man, më 12 dhjetor të jeni në kinema!”.
Një tjetër lojtar i Francës do t’i bashkohet Giroud, pikërisht Presnel Kimpembe. Mbrojtësi i PSG do të jetë zëri i Scorpion në film. Ai ka lajmëruar: “Spider Man New Generation së shpejti në kinema!!! Kujdes Scorpion (ai do të jem unë). Më 12 dhjetor.” Giroud ka shënuar vetëm një gol për Chelsea-n këtë sezon, në fitoren ndaj BATE Borisov në Europa League javën e kaluar.