Aventura e Olivier Giroud te Chelsea duket drejt fundit. Pas ankesave të lojtarit që nuk është i lumtur sepse nuk luan rregullisht është trajneri Lampard që përforcon fjalët e lojtarit francez duke thënë se sulmuesi ka të drejtë të shikojë të ardhmen e tij në merkaton e dimrit. Edhe pse ai dëshiron që Giroud të qëndrojë sepse e vlerëson për profesionalizmin e tij, Lampard e pranoi se në janar mund të ndodhë gjithçka. Giroud është në vitin e fundit të kontratës dhe ofertat nga skuadra të mëdha nuk mungojnë për të nga shtete si Franca, Spanja dhe Italia.