Zvicra në mbarë botën njihet për alpet e saja mahnitëse. I fshehur në një kënd të saj, gjendet edhe fshati piktoresk Gimmelwald, i shpallur si fshati më i bukur në botë. Kjo zonë unike me mrekulli të jashtëzakonshme natyrore ndodhet e vendosur në një lartësi prej 1.363 metrave, duke arritur të bëhet një tërheqje e preferuar turistike për shumë persona. Besohet të jetë ndërtuar gjatë periudhës së mesjetës, buzë një shkëmbi gjigant dhe është vend ku njeriu mund t’i përjetojë të gjitha të mirat e këtij vendi gjatë çdo stine.