Gigi Hadid lind vajzën në një fermë

63

Pak ditë më parë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë me një vogëlushe. Dyshja tregoi në rrjetet sociale emocionet e veçanta të këtij momenti, ndërsa së fundmi, burime pranë tyre kanë pohuar se modelja nuk ka lindur në spital, por në një fermë në zonën rurale në Pensilvani.

Të njëjtat burime kanë treguar se vogëlushja ka lindur në 19 shtator dhe se çifti kanë qenë të izoluar në fermë që nga muaji maj. Gjithashtu është bërë e ditur se pranë fermës së tyre ka një të tillë në pronësi edhe nëna e Gigi-t, Yolanda Hadid.

Kujtojmë se Hadid ndau një foto të dorës së vogël së vajzës, duke mos dhënë asnjë detaj rreth momentit të ardhjes në jetë të saj.

Comments are closed.