Legjenda e Mançester Junajtedit dhe e Kombëtares së Uellsit, Rajan Giggs, është gati të marrë drejtimit Leiçester Sitit ose të Evertonit, dy skuadra që brenda pak ditësh kanë shkarkuar trajnerët respektive, Kraig Shakspir dhe Ronald Kuman. Giggs ka qenë ndihmës Luis van Gal, kur holandezi drejtonte “Djajtë e Kuq”.
“Jam i interesuar për t’i drejtuar këto dy klube. Gjithmonë e kam thënë se jam i hapur për të biseduar me skuadra që kanë projekt serioz. Gjithsesi, ka shumë trajnerë të mirë në qarkullim që mund të emërohen në këtë detyrë”, deklaroi Giggs. 43-vjeçari nuk ka qenë pjesë e një klubi të madh që kur mbylli karrierën 29-vjeçare në radhët e Mançester Junajtedit. Uellsiani preferoi të bënte një vit pushim, por gjithmonë ka qenë i interesuar për të vijuar karrierën si trajner në një skuadër ambicioze.