Gigabyte e ka përmbushur premtimin dhe e ka krijuar edicionin AORUS të bazuar në GPU-në AMD Navi 10. Kartela e re grafike do t’i ketë tre ventilatorë dhe dizajn me sllot të trefishtë. Pritet që ky model do të jetë më i shpejtë se seritë ekzistuese RX 5700 Gaming, raporton Videocardz.
Ajo që është më e rëndësishmja, AORUS RX 5700 është dëshmi se Gigabyte nuk ka hequr dorë nga tregu i destinuar për përdoruesit dhe entuziastët më të avancuar, shkruan KOHA Ditore. Kartela e fundit grafike AORUS Radeon e cila u lansua ishte RX 580 (Polaris 20 XTR) ndërsa kompania nuk e lansoi Radeon RX 590 AORUS.
Kartela grafike Gigabyte Radeon RX 5700 XT AORUS Edition është bazuar në arkitekturën RDNA dhe do të jetë e gatshme brenda disa javësh (në fund të nëntorit/fillim të dhjetorit).