Skuadra e Milwaukee i afrohet gjithnjë e më shumë kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores 135-100 ndaj New Orleans. Ky është suksesi i katërt radhazi për Bucks, ku u dallua Giannis Antetokounmpo, me 50 pikë e 13 rebound.
Fiton edhe ekipi i Charlotte, që mundi 122-177 Miami, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Rozier me 31 pikë e P.J.Washington me 27 bënë diferencën në fushë për vendasit.
Skuadra e Cleveland, falë 29 pikëve të Cedi Osman, që e nisi ndeshjen nga stoli, mposhti 122-99 Clippers. Stoli i Clevceland realizoi në total 63 pikë.
Memphis rikthehet te fitorja, duke mundur 122-100 Indiana, me Ja Morant protagonist, autor i një “triple double”, me 27 pikë, 10 rebound e 15 asist.
NBA – Rezultatet e sotme
Charlotte – Miami, 122-117
Memphis – Indiana, 112-100
Cleveland – Clippers, 122-99
Milwaukee – New Orleans, 135-110