Marco Giampaolo pavarsisht humbjes në derbin ndaj Interit dhe vetëm 6 pikëve të grumbulluara në 4 javët e para të Serie A nuk e ndjen veten aspak të rrezikuar. Në konferencën për shtyp para duelit ndaj Torinos, Giampaolo theksoi se është i qetë dhe se nuk e mendon shkarkimin nga stoli i Milanit, megjithatë trajneri e ka të qartë se skuadra duhet të ketë rezultate pozitive që ai të vazhdojë punën në krye të Milanit, pasi një trajner vlerësohet gjithmonë për rezultatet që arrin.