Durimi sjell fruta të ëmbla. E ëmbël është dhe buzëqeshja e një vogëlushi, i cili kaloi 832 ditë nën kujdestari të të huajve. Është trevjeçari nga Arizona i cili më në fund u birësua përgjithmonë nga një familje. Michael Brown vjen nga qyteti Phoenix dhe përjetoi gjatë ndjenja të çuditshme derisa shikonte bashkëmoshatarët e tij teksa adoptoheshin nga familje të ndryshme, njofton Klan Kosova. Por gëzimin më të madh e përjetoi vet ai, gjë të cilën e dëshmon dhe fotografia përplot buzëqeshje dhe emocion, pasi tek pas dy vjetësh e 102 ditësh, atë arriti ta bëj fëmijë të tyre një familje zemërgjerë. E mrekullueshme apo jo!?