Majlinda Kelmendi është stolisur me medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit, shkruan Gazeta Express, transmeton gazeta KOHA. Për Majlindën, ishte medalja e dytë e artë në vitin 2019, pas triumfit në Grand Prixin e Tel Avivit.
Majlinda është motivuar nga flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës në suksesin e jashtëzakonshëm që e arriti sot në Gjermani. Ajo ishte shumë e lumtur gjatë pranimit të medaljes dhe gjatë intonimit të himnit të Kosovës në Dusseldorf të Gjermanisë.
Majlinda nuk ishte e vetme sot në Grand Slamin e Dusseldorfit. Në fakt, xhudistja kosovare e kishte përkrahjen e tifozëve shqiptarë që jetojnë në Gjermani, në suksesin e saj të radhës. Në mesin e mbështetësve shqiptarë që ishin në tribuna u panë edhe flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës.
VIDEO