Gëzimi i delegacionit serb kur e kuptojnë që Kosova nuk u pranua në INTERPOL (video)

Delegacioni i Serbisë në Dubai, ku u mbajt Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, ka festuar sot në Emirate. Përfaqësuesit shtetërorë e konsideruar mision të kryer me sukses pengimin e Kosovës që të pranohet në INTERPOL.
Kosova sot dështoi të pranohet në organizatën ndërkombëtare të Policisë. Antifushata e kryer nga Serbia doli të ishte më e fuqishme se sa lobimi që bëri Kosova për anëtarësim në INTERPOL.

Mediat serbe kanë publikuar një video ku shihet delegacioni të Serbisë pas votimin në dy rundet për anëtarësimin ose jo të Kosovës.

Delegacioni i udhëhequr nga ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, kanë shpërthyer në gëzim e përqafime, pasi u pa që Kosova s’do të anëtarësohej këtë vit në INTERPOL. /Express/