Mbrojtja është një nga repartet që ka nevojë për përforcim tek Arsenali dhe vetë trajneri Emery ka nisur konkretisht punën për të përzgjedhur emrat. Trajneri spanjoll është parë në “Mestalla” në sfidën Valencia-Getafe, ku ka vëzhguar nga afër Djene, mbrojtësin e skuadrës mike. 27-vjeçari prej kohësh është në “radarët” e “Topçinjve”. Emery mbeti tepër i kënaqur, pasi Djene ishte ndër më të mirët në fushë. Për ta rrëmbyer në verë nga Getafe, Arsenali duhet të paguajë klauzolën 37 milionë euro, ndryshe klubi nuk pranon të negociojë për lojtarin.