Ka qenë një sezon zhgënjyes për Rangers me transferimin e Eros Grezdaa. Pasi u transferua në Skoci nga Osijek në verë, Grezda shpreson që përsëri të riaftësohet dhe të nisi me Rangers.
Por një kombinim i lëndimeve dhe mungesa e qëndrueshmërisë kanë bërë që Grezda të jetë i kufizuar në vetëm 15 paraqitje dhe me dy gola këtë sezon, shkruan GazetaBlic, transmeton gazeta Koha.
Grezda shënoi dy golat e tij në fitoren 7-1 kundër Motherwell në nëntor, por lëndimet e ndaluan atë që të vazhdoi tutje me gola dhe lojë të bukur.
Pas afro tre muajsh, Shqipëria do të ishte e kënaqur që të merrte 45 minuta nga paraqitja e tij në barazimin e 1-1 me Kilmarnock në fundjavën e kaluar.
Dhe tani 23-vjeçari duhet të tregojë Steven Gerrard pse ai duhet të kthehet në planet e tij gjatë ndeshjeve me kombëtarën.