Një tjetër bashkim mes Liverpoolit dhe Steve Gerrard do të ndodhë shumë shpejtë. Kapiteni legjendar Steven Gerrard ka pranuar ofertën e Liverpoolit, për të marrë drejtimin e skuadrës së të rinjve. Kështu ka raportuar ‘DailyMirror’, që shkruan se 38 vjeçari do të drejtoi skuadrën e të rinjve të Liverpoolit, ku pritet t’i marrë edhe hapat e parë në rrugën për t’u bërë trajner.Sigurisht se dëshira e Gerrardit është që një ditë të drejtojë skuadrën e parë të Liverpoolit.