Duhet të shmangemi nga fobitë dhe shpirtrat nga e kaluara dhe në mënyrë dinamike ta shohim ardhmërinë, thotë ministrja greke e Rikonstruktimit Administrativ, Olga Gerivasili në intervistën për agjencinë greke e lajmeve ANA-MPA, lidhur me bisedimet për kontestin me emrin. “Çdo forcë politike duhet të ndërmarrë përgjegjësi si ndaj popullit grek, ashtu edhe ndaj historisë. Zgjidhja e emrit dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve dypalëshe me vendin tonë fqinj vetëm dobi mund të na sjellin për vendin, veçanërisht për banorët e Greqisë veriore. Duhet t’ shmangim fobitë dhe shpirtrat nga e kaluara dhe në mënyrë dinamike ta shohim ardhmërinë”, thotë Gerovasili. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ministrja greke komenton se janë pjekur kushtet për marrëveshje midis të dyja vendeve.