Gërmoi 4 km nëpër male për të ndërtuar rrugën që e bija të shkojë në shkollë (FOTO)

Se prindërit janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për fëmijët e tyre, e dëshmon më së miri historia e një familje në Turqi. Kur vogëlushja Gamze Korkut gjatë vitit të kaluar ishte nisur për në kopsht, nga fshati i saj deri në destinacion nuk kishte rrugë e as autobus me të cilin ajo do të mund të udhëtonte.

Ky fshat malor në të cilin gjendet shtëpia e vajzës së vogël në jugperëndim të provincës Mugle ka qenë e lënë anash, kurse autoritetet lokale kishin bërë të ditur se nuk mund të bëjnë asgjë, pasi që është një rrugë malore. Megjithatë një vit më vonë, kur Gamze u regjistrua në shkollë dhe babai i saj e kuptoi që mungesa e rrugës do të ndikojë negativisht në shkollimin e vajzës së tij, Ramazan vendosi ta dërgojë më traktor deri te rruga më e afërt nëpër të cilën kalonte autobusi.

Pesë ditë të javës janë detyruar të kalojnë me traktor nëpër rrugën e vështirë me gropa e gurë, gjë që i duhej orë të tëra që të arrijnë në asfalt. I lodhur nga kjo sfidë, Ramazan vendosi ta merr situatën në duart e tij, e pastroi tërë zonën, gropoi dhe filloi ta rrafshoj hapësirën dhe të gjithë këtë punë të lodhshme e ka bërë me duart (pa mjete të sofistikuara të ndërtimit).

Por, kur u lodh nga puna fizike, mori me qira një ekskavator dhe katër kamionë. E komuna ia dha në shfrytëzim edhe një kamion tjetër e drejtoria rajonale për male një rul. Kjo ishte e tëra. E pas gjashtë ditëve të gjatë e të lodhshme, ky baba arriti t’i përfundojë punimet e rrugës katër kilometërshe që dikur ishte e mbuluar me drunj.