Bruksel, 18 tetor – Ballkani Perëndimor do të jetë në agjendën e ministrave të BE-së në korniza të Këshillit të Punëve të Jashtme, ministri kroat paralajmëroi se situata në rajon po përkeqësohet, njofton korrespodentja e MIA-s nga Brukseli.
Takimi, që po mbahet në Luksemburg këtë muaj, i kushtohet të gjitha sfidave kryesore në fushën e politikës së jashtme të BE -së, këtë herë Ballkani Perëndimor është përsëri temë diskutimi.
Përpara takimit, ministri kroat i Punëve tl Jashtme Gordan Gërliq-Radman i kërkoi BE-së të tregojë përkushtim ndaj kësaj teme.
“Incidentet e fundit në Malin e Zi, në kufirin në mes Serbisë dhe Kosovës janë një shkak për shqetësim serioz. Situata në këtë rajon, në Evropën Juglindore, në Ballkanin Perëndimor, po përkeqësohet dhe ne duhet ta diskutojmë këtë dhe të tregojmë përgjigjen tonë në detaje në këshillin e ardhshëm në nëntor”, tha ministri kroat i Punëve të Jashtme.