Shkup, 21 qershor – Pas marrjes së rekomandimit të qartë për hapjen e negociatave me BE-në në suaza të raportit për përparim të arritur nga ana e Komisionit evropian nga ju presim perspektivë të qartë politike për Maqedoninë e Veriut për shkaqe që shteti ka reaguar dhe krijuar rrëfim me të vërtetë të suksesshëm në Ballkanin perëndimor. Këshilli e shtyu vendimin deri në tetor, përkundër asaj, megjithatë jam i sigurt se do të ketë vendim përfundimtar që të fillohen negociatat në pajtim me rekomandimin e Komisionit evropian këtë vit”, theksoi sot ambasadori gjerman, Tomas Norbert Gerberih, njofton Koha.mk
Ai tha se pyetja nuk është nëse, por kur do të ndodhë kjo, dhe se nuk ka kurfarë dyshimi se vendi i Republikës së Maqedonisë së veriut është në BE.
“Gjatë disa viteve të kaluara Qeveria dhe kryeministri Zoran Zaev arritën rezultate impresive. Maqedonia e Veriut për momentin është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor i cili nuk ka kurfarë probleme me fqinjët e vet, bëri dallim të madh nga dimensioni historik përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe përveç suksesit të arritur në politikën ndërkombëtare ligje të rëndësishme janë miratuar nga ana e Parlamentit, përfshirë edhe zëra nga opozita, theksoi Gerberih në fjalimin në konferencën nacionale “Askush nuk është anashkaluar në procesin e integrimeve për në BE”, që u mbajt në Qeveri.
Duke folur në temën e konferencës së sotme “Askush nuk është anashkaluar nga procesi i integrimit për në BE”, tha se kjo do të thotë se duhet të hyhet thellësisht në reforma në mënyrë që të gjithë qytetarëve të mund t’u jepen rezultate të dukshme, në të gjitha proceset, anëtarëve të të gjitha pjesëve të shoqërisë, grupe fetare dhe etnike duhet së bashku të punojnë që t’i tejkalojnë dallimet dhe ndarjet në shoqëri. (koha.mk)