Moskë, 5 dhjetor – Nëse SHBA-ja tërhiqet nga Marrëveshja e likuidimit të raketave me veprim të mesëm dhe të shkurtër (INF), qëllimi i projektileve ruse do të jenë vendet në të cilin janë sistemuar sistemet raketore amerikane, deklaroi sot kryeshefi i Shtamadhorisë të Forcave të Armatosura të Rusisë, gnenerali Valeri Gerasimov.
Sipas Gerasimovit, tërheqja e SHBA-së do të kishte ndikim negativ mbi sigurinë evropiane dhe mbi stabilitetin strategjik global.
Ai theksoi se SHBA-ja e akuzon Rusinë për shkeljen e Marrëveshjes së INF-së, por se ato akuza paraqesin vetëm tentim “të maskohet gjendja e vërtetë”.
Sistemet raketore amerikane MK-41 që janë stacionuar në Rumani dhe Poloni, mund të lansojnë raketa me veprim të mesëm dhe të shkurtër, që, sipas Moskës, paraqet “shkelje të drejtpërdrejt” të Marrëveshjes së INF-së.