Kualifikimi në Europa League në një grup të vështirë me skuadra si Porto, Feyenoord dhe Young Boys por edhe ecuria e mirë në kampionat me Rangers që është në luftë për titullin pasi qëndron vetëm 2 pikë pas kryesuesve të Celtic, kanë bërë që drejtuesit e klubit skocez të zgjasin bashkëpunimin me trajnerin Steven Gerard.
Ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024 me Rangers ashtu si Jurgen Klopp me Liverpoolin. Drejtuesit e klubit nga Glasgoë kanë shumë besim te aftësitë e 39-vjeçarit dhe për këtë arsye kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me të.