Georgina Rodriguez magjeps me pamjen e saj arabe (FOTO)

0

Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e ka shoqëruar atë në eventin e ndarjes së çmimeve “Globe Soccer Awards”, aty ku Ronaldo u vlerësua me çmimin goli më i mirë i 2018-tës dhe lojtari më i mirë i 2018-tës.

Por ajo që ra në sy në dukjen e bashkëshortes së tij ishte shalli i vendosur në kokë, duke e bërë të duket më tepër “arabe” ose t’ia dalë t’i përshtatet shprehjes “sipas vendit bëhet kuvendi”, pasi eventi mbahej në Dubai.

Ajo e ka postuar foton në Instagram-in e saj për të përgëzuar CR7-tën për çmimet, por ndjekësit janë ndalur duke përgëzuar atë për zgjedhjen e paraqitjes në atë mbrëmje.

Comments are closed.