Në një intervistë të gjatë për “HOLA”, Georgina Rodriguez, e dashura e Cristiano Ronaldos, ka folur për jetën me portugezin, fëmijët dhe gjithçka tjetër, intervistë kjo që do të publikohet nesër e plotë.
“Fëmijët janë gëzimi ynë. Zgjohemi në mëngjes dhe gjëja e parë që bëjmë është përqafimi me ta, kujdesemi për ta dhe jemi aty për ta gjithë ditën”, tha ajo.
“Emri i vajzës? Emrin e zgjodhëm dytë. Cristiano e zgjodhi Alana ndërsa unë Martina, dhe nuk hezituam që t’ia vendosim emrin ashtu siç përzgjodhëm dytë, Alana Martina”, shtoi ajo.
“Marrëdhënia ime me Cristianon? Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme”, u përgjigj Georgina.
Përveç vajzës së saj biologjike, Georgina është duke u kujdesur edhe për dy fëmijët e portugezit të lindur gjatë verës nga një nënë surrogate, Eva dhe Mateo.