Cristiano Ronaldo po vijon pushimet e tij në Saint Tropez të Francës, i shoqëruar nga familja e tij, teksa kanë marrë një super jaht me qira, që i ka kushtuar plot 200 mijë euro për një javë.
Luksin dhe komoditetin e jahtit po e shijon e gjithë familja e portugezit, teksa partnerja Georgina Rodriguez është spikatur së fundi me një bikini, që tregon më së miri rezultatet e saj në palestër, aty ku ajo ushtrohet bashkë me CR7.
Në fotot e shkrepura nga paparacët, duket që Ronaldo po dëfrehet me familjen e tij. Shakatë me partneren Georgina dhe argëtimi me djalin e tij në rrëshqitësen e madhe që ndodhet në jaht, iu ka rikthyer energjitë pozitive nga një sezon i lodhshëm.