Shkup, 20 tetor – Pushteti i ri lokal parashikon asfaltim të 45 rrugëve dhe ndërrim të rrjetit atmosferik dhe të kanalizimit në gjithë territorin e komunës. Këtë sot e paralajmëroi kandidati për kryetar të komunës së Gazi Babës nga LSDM Boris Georgievski. “Për qytetarët e vendbanimit Straçincë të cilët nuk ka furnizim stabil me ujë parashikuam ndërtim të objektit të furnizimit të ujit i cili përfshin tubacion të ri në gjatësi prej 8 kilometra dhe dy stacione pompash. Në lagjen Hekuranë tërësisht do ta rikonstruojmë rrugën “Gemixhiska”, e cila tani nuk është e sigurt për lëvizje të automjeteve dhe këmbësorëve”, paralajmëroi Georgievski. Ai theksoi se rrugët “Pero Nakov” dhe “Bllagoj Stefkovski” do të rikonstruohen tërësisht dhe do të zgjerohen kapacitetet e kanalizimit fekal dhe atmosferik. Në bashkëpunim me qytetin e Shkupit, siç tha, do të ndërtohet mbikalim tek rampa hekurudhore e cila në masë të madhe do ta lehtësojë komunikacionin në këtë pjesë të komunës. Georgievski premtoi se do të miratohen PDU të reja në Qeramidnicë, Inxhikovë, Creshevë, Rashtak, Bullaçan dhe Kërse Misirkov. Në Autokomandë do të zgjerohet rruga “Gabrezh” e cila, siç tha, është njëkahëshe me dy korsi, nga e cila tani njëra shërben për komunikacion, ndërsa tjetra për parkim të automjeteve.