Shkup, 23 tetor – Tubacion i ri dhe zgjidhje e përhershme e problemit me furnizimin me ujë, premtuan kandidati i LSDM-së për Gazi Babën Boris Georgiveski dhe zëvendëskryetari i partisë Oliver Spasovski në takimin me banorët e fshatit Straçincë. “Straçinca do të fitojë objekt të ri për furnizim me ujë i cili do të përfshij edhe tubacion të ri në gjatësi prej tetë kilometrave dhe dy stacione pompash. Qytetarët duhet të fitojë furnizim të papenguar me ujë, ky është obligim i çdo pushteti lokal”, tha Georgievski.