Georgievski: Politikat rinore midis prioriteteve kryesore në Gazi Babë

Të rinjtë janë pjesa më vitale dhe një ndër forcat lëvizëse kyçe në shoqëri. Unë dhe ekipi im plotësisht angazhohemi se një ndër prioritetet kryesore të pushtetit të ardhshëm vendor në Gazi Babë do të jenë politikat rinore dhe mbajtja e fëmijëve tanë këtu, në atdheun  e tyre, theksoi kandidati për kryetar të Gazi Babës nga LSDM dhe koalicioni “Jetë në Maqedoni” Borçe Georgievski.

Ai theksoi se vendosja e garancisë për të rinjtë do të mundësohet çdo i ri pas mbarimit të arsimit të marrë ofertë për punësim, kualifikim shtesë, praktikë apo trajnim.

“Në komunën tonë në bashkëpunim me kompanitë lokale do të formojmë këshill ekonomik komunal të përbërë nga përfaqësues të pushtetit lokal dhe komunitetit të biznesit. Këshilli do të sigurojë rritje të vazhduar për marrjen e bursave të nxënësve më të mirë në tri shkollat teknike në territorin e komunës. Pas mbarimit të procesit arsimor u garantohet punësim”, tha Georgievski, duke shtuar se me ekipin e tij do ta bëjë Gazi Babën shembull për komunë ku aktivitetet sportive shkollore do të jenë të përditshme.