Shkup, 27 korrik – Medalja e parë për Maqedoninë e Veriut në Lojërat Olimpike pas plotë 21 vite. Dejan Georgievski, arriti të fiton medaljen e argjendtë në disiplinën e taekvondos, pasi që në finale të kategorisë nderi më 80 kg, u mund nga rusi Vladisllav Larin me rezultat 15-9, njofton Koha.
Por, kjo medalje është sukses i madh për Georgievskin dhe Maqedoninë e Veriut në Lojërat Olimpike pasi siguroi medaljen për Maqedoninë, duke humbur vetëm finalen e madhe.
Ndryshe, në pjesën e parë të lutës Larin udhëhoqi me rezultatin 2:0, ndërsa më pas Georgievski barazoi në 2:2, Ndërsa në raundin e dytë Larin arriti të fiton pesë pikë në vetëm dy sekonda. Në vazhdim të luftës garuesi nga Maqedonia arriti të ngushton epërsinë në 7:5, megjithatë Larin rriti menjëherë epërsinë në katër pikë më shumë, por në fund të raundit të dytë Georgievski fitoi edhe dy bikë duke ngushtuar rezultatin në 9:7.
Raundin i tretë filloi me në poen për rusin Larin, ndërsa Georgievski ktheu në 10:8 rezultatin. Më pas një goditje e mirë e Larin në kokë rriti shifrat në 13:8, ndërsa më pas Georgievski fitoi një poen pas gabimin të garuesin Larin, ndërsa në përfundim të luftës Larin edhe me një goditje precizë fitoi duelin me rezultatin 15:9 duke i mundësuar medaljen e artë garuesit Vladislav Larin.
Në rrugën deri te medalja e argjendit në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, Georgievski mundi Rafael Alban nga Kuba, Sejdu Gabane nga Bregu i Fildishtë dhe në gjysmëfinale, sportistin nga Korea e Jugut, Don Kjo In.
Kujtojmë se medaljen e fundit nga Lojërat Olimpike për Maqedoninë, e siguroi mundësi Mogamed Ibragimov në Sidnej në vitin 2000, kur arkëtoi medaljen e bronzit.