Ish-kryeministri Ljubço Georgievski ka mohuar akuzat e PSP-së në rastin e privatizimit të Bankës së Postës, ndërsa ka demantuar se është takuar ndonjëherë me personin që ka përmendur emrin e Georgievskit, Tomica Glavçev. Reagimi i Georgievskit ka ardhur pasi Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot ka hapur edhe një rast të ri “Banka e Postës”, ku të dyshuar për vepër penale janë nëntë persona: Kole Smillevski, Tome Glavçev, Ratko Dimitrovski, Vikica Popovski, Georgi Karatollis, Kiril Janevski, Zoranço Mitrovski, Risto Millov dhe Zllatko Gjorçev. Statusi i plotë i Georgievskit në Facebook: “Gati një vit më parë, u thirra në Prokurorinë Speciale Publike, ku mu prezantua një bombë-bisedë Tomica Glavçev me një funksionar të lartë të pushtetit nga i cili duke kërkuar shërbime të caktuara, përmend edhe Nikolla Gruevski në kuadër të bankës së tij.
Konkretisht, se Gruevski në Qeverinë e parë i ka kërkuar atij të marrë pjesë në privatizimin e Banka e Postës. Kur ishte thirrur nga PSP, kishte ndërruar deklaratën dhe kishte thënë se në kabinetin e Georgievskit si kryeministër ishte ftuar ai, ndërsa unë, Gruevski dhe Marjan Gjorçevi i kemi kërkuar të marrë pjesë në privatizim. Dhe, pasi mohova se ka pasur ndonjëherë bisedë të tillë, ai përsëri ndërroi deklaratën se unë e kam ftuar dhe se në takim ka pasur disa këshilltarë. Unë i ofrova ti tregojnë fotografitë e këshilltarëve sepse kisha nëntë dhe lehtë do ti njohte ato që, siç thoshte Glavçevi, ishin pjesë e takimit. Edhe atëherë para PSP-së, por edhe para gjithë opinionit deklaroj se asgjë nuk kam të bëjë me privatizimin e Bankës së Postës a hiç më pak edhe për veprën e dytë. Bëhet fjalë për procedura të qarta të biznesmenëve ku i gjithë fitimi është vetëm për firmat e tyre. Me të gjithë të dyshuarit, asnjëherë asnjë birrë nuk e kam pirë. Më vjen keq, përkundër asaj se Tomica Glavçev para PSP-së tri herë e ndërroi deklaratën, përsëri vendosën ta njollosin emrin tim”, shkruan Georgievski në FB.