Uashington, 19 shkurt – Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva vlerëson se epidemia e koronavirusit në Kinë paraqet pasiguri më të madhe me të cilën përballet ekonomia globale dhe se ministrat e Financave të G-20 dhe bankierët qendrorë duhet të ndërmarrin masa për uljen e rreziqeve të tjera, siç janë tregtia, ndryshimet klimatike dhe pabarazia.
“FMN-ja vlerëson se ekonomia kineze në afat të shkurt do të rimëkëmbet nëse shkeljet e shkaktuara për shkak të koronavirusit përfundojnë shpejtë, ndërsa përhapja e epidemisë rezulton me ngadalësime më të ashpra dhe më afatgjate të rritjes në Kinë, me pasoja më të mëdha globale”, shkroi Georgieva në blogun e sotëm në ueb faqen e Fondit.
Ajo përkujtoi se FMN-ja në janar parashikonte përforcim të rritjes globale në vitin 2020 në 3,3 për qind të 2,9 për qind “dëshpëruese” të viteve të kaluara, sepse kishte shenja të stabilizimit dhe uljes së rrezikut, përfshirë edhe arritjen në fazën e parë të marrëveshjes tregtare ndërmjet Kinës dhe SHBA-së.
“Megjithatë, në janar nuk parapamë rrezik global shëndetësor, që është fakt i cili përkujton se si ngjarjet e paparashikuara mund ta rrezikojnë rimëkëmbjen e brishtë të rritjes”, tha Georgieva.(koha.mk)