George Lucas është ulur në një dhomë funksionale, të fshehur nga syri pulik, brenda Muzeut të Shkencave në Boston, duke reflektuar mbi një ditë vjeshte. Brenda gjysmë ore ai do të vishet me kat tesha dhe do të qëndrojë para Stormtroop-ëve Imperialë, si krijuesi me krijesat e tij. Eskpozita do të hapet me “Star Wars – Aty ku shkenca takohet me imagjinatën”, dhe do shpaloset festa e galaksisë, larg, shumë larg, e vetë njeriut që e krijoi atë. Kjo është edhe qetësia para stuhisë, – por edhe në kuptimin e ngushtë të fjalës, sepse retë e kanë mbushur qiellin e Boston – dhe pritet të shkarkohet nga çasti në çast. Ndërsa Lucas ndihet në qejf për të biseduar. Po bisedon me Ty Burr për “Star Wars”, mungesën e ekspertizës shkencore, për Zotin dhe Njeriun, dhe planet për të ardhmen.
“Filmi origjinal ‘Star Wars’ është bërë që rinjt të mendojnë jashtë kutisë. Është paraparë për 12 vjeçarët, adoloshentët, fëmijët të cilët patjetër se po fillonin të mendonin përtej kufijve. Ky film ishte mënyra ime për të thënë ‘lëreni fantazinë të lirë, sepse tash është koha për këtë’”. George Lucas, është ëndërrimtar në pikë të ditës, dhe përmes ëndërrave me sy hapur, ka siguruar jetesën.
“Doja të krijoja një botë që është argëtuese dhe interesante, që ka kuptim, dhe që duket që përmban edhe realitet. Shumica e kësaj vjen nga historia e letërsisë, historia e shoqërisë, dhe robotë e çkado. Pjesërisht nga motive mitologjike, kurse politika është e bazuar në histori. Prandaj ka edhe realitet kulturor që tek e fundit s’ka nevojë të jetë shkencor, por vetëm të jetë shoqërore”. “Unë e dua historinë, edhe pse baza psikologjike e ‘Star Wars’ ëshët mitologjike, aspekti politik dhe shoqëror bazohet krejtësisht në histori. Dua që gjërat ti marrë dhe ti shoh çfarë janë, dhe pastaj ti përdorë si modelë për ngjarje tjera.” “Kisha një disktuim interesante kur isha në Evropë për filmin e fundit të ‘Star Wars’. Kisha shumë gazetarë para meje, dhe korespondetët rusë mendonin se filmi ishte për politikën ruse, kurse amerikanët mendonin se ishte për Bush-in. Dhe ju thash se, jo, në fakt, është e bazuar në Romën dhe Revolucionin Francez dhe Bonapartën. Është shokuese për mua fakti se këto gjëra vazhdimisht përsëriten përgjatë tërë historisë”.
“Gabimet e njëjta përësiten në tensionin mes demokracisë dhe tiranisë. Dhe ende s’kemi gjetur zgjidhje për to”./Albanianpost.com