George Lucas udhëheq renditjen e “Forbes” këtë vit për njerëzit më të famshëm e më të pasur të Amerikës. Themeluesi i “Star Wars” ka një pasuri personale prej 5.4 miliardë dollarë, që rrjedhin kryesisht nga shitja e “Lucasfilm” në Disney në 2012.
Në vendin e dytë renditet Steven Spielberg me 3.7 miliardë lekë, në sajë të suksesit të filmit “Ready Player One” dhe shitja e DreamËorks Animation në Comcast / NBC Universal. Në renditjen Forbes të dedikuar për amerikanët e famshëm, me një trashëgimi miliarderi ka vetëm dy gra: Oprah Winfrey në vendin e tretë dhe Kylie Jenner në vendin e pestë.
Ndër 10 më të mirët, ai që kishte rritjen më të madhe ishte Jay-Z, i cili ndau vendin e pestë me Jenner. Kapitali i tij është 90 milionë dollarë më i madh se vlera e vitit 2017, në sajë të bizneseve fitimprurëse në kompani të tilla si Champagne Armand de Brignac dhe konjaku D’Ussé, përveç pjesëmarrjes në sektorin e argëtimit Roc Nation dhe shërbimin e transmetimit Tidal.