Aguilera tha se pronari i klubit po kërkon të shesë aksionet e tij për 100 milionë euro. Kontakti është bërë dhe ka dalë që grupi ka lidhje biznesi me aktorin Hollywood, George Clooney. “Ata janë në negociata”, kanë thënë burimet për AS, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
“Është një kompani e fuqishme e produksionit këtu në Malaga, ata duan ta kthejnë Malagan në Hollywoodin evropian dhe janë duke i xhiruar disa seri këtu, si dhe janë në negociata me klubin”, ka thënë ai ndër të tjera.
Megjithatë, dy palët ende s’kanë arritur marrëveshje për çmimin e shitjes së aksioneve, pasi që Al-Thani po i kërkon 100 milionë euro, përkundër që vlera aktuale e tyre është 36 milionë euro.