George Clooney, aktori më i paguar

George Clooney fitoi para vitin e kaluar më shumë se çdo aktor tjetër brenda një periudhë 12-muajshe, pjesërisht falë shitjeve të kompanisë së tekuilas që ai bashkëthemeloi. Revista Forbes vlerësoi se ylli amerikan, 57 vjeç, ka fituar 239 milionë dollarë fitime pa taksa në periudhën nga 1 qershori 2017. Me këtë shumë, Clooney radhitet i dyti në listën vjetore të Forbes për celebritët më të paguar në botë, menjëherë pas boksierit Floyd Mayweather. E treta është Kylie Jenner, personalitet amerikan televiziv, modele dhe sipërmarrëse. Grupi muzikor U2 përfshihet po ashtu në dhjetëshen e parë, së bashku me futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.