Një shkrimtar që deri më tani ka botuar shumë libra, por njëherit edhe shkruan tekste për këngëtarë të ndryshëm, Gentrit Shala thotë se këtë talent e ka nisur që në shkollë fillore përmes poezive të ndryshme. Ndonëse bisedë e shkurtër për InfraRed të gazetës KOHA, mundohemi të mësojmë ndonjë gjë më shumë mbi të!
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Emri juaj është i njohur në Kosovë falë shkrimeve tuaja, vëmendja tek ju ka qenë maksimale, si ndiheni?
Ndihem i privilegjuar që arti im ka arritur një jehonë të të tillë, tani e di që mundi dhe netët pa gjumë u shpërblyen.
KOHA: Që sa vite merreni me shkrime dhe botime?
Me shkrime merrem qe shumë vite që nga shkolla fillore kam shfaqur talentin tim përmes poezive dhe eseve të shkollës por tani kam ardhur duke u profesionalizuar.
KOHA: Cili është romani i fundit të cilin e keni botuar?
Tani kam botuar “Netët e mia”, një pasqyrim i mendimeve për jetën dhe dashurinë se si e shoh unë, e kam quajtur një krijim i vogël me një botë brenda saj.
KOHA: Krahas romaneve ju jeni edhe tekstshkrues, me cilat emra ke bashkëpunuar?
Kam bashkëpunuar me shumë emra por tani së fundi jam duke punuar me festivale për fëmijë.
KOHA: Cili është projekti juaj më i afërt?
Tani krahas projekteve muzikore që do dalin së shpejti të punuara nga unë për këngëtarë të ndryshëm edhe vet jam duke bërë gati një monolog.