Prilep, 2 prill – Fabrika “Genterm” në zonën industriale në Prilep prej sot mbyllet që të dezinfektohet prejse një i punësuar ka qenë në kontakt të afërt me personin me testim pozitiv të Kovid-19, kumtuan nga kompania.
“I punësuari për momentin është në vetizolim, menjëherë është testuar për Kovid-19 dhe i pret rezultatet të cilat do të jenë gati pas dy-tre ditëve. Të punësuarit të cilët ishin në kontakt të afërt gjatë punës dhe në transport me të punësuarin janë identifikuar dhe janë dërguar në shtëpi në vetizolim 14 ditë”, informojnë nga fabrika, duke theksuar se prioritet janë shëndeti dhe siguria e të punësuarve.
Nga kompania kumtojnë se bashkëpunojnë në mënyrë intensive me institucionet lokale shëndetësore dhe epidemiologjike dhe i ndjekin rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mbrojtje nga infektimi me koronavirusin.(koha.mk)