Gent Cakaj shpallet “Nderi bujanocit dhe i gjithë luginës”

34

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka falënderuar Kuvendin Komunal të Bujanocit dhe të gjithë Luginën e Preshevës për vlerësimin e dhënë për punën e përbashkët të kryer deri më tani.

“Puna e kryer për Luginën e Preshevës, përtej detyrimit institucional, ka qenë nder i jetës së tij dhe se së shpejti do të marrë pjesë në çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë”, ka shkruar Cakaj.