Fanella e Genoas duket se shërben si një motivim për shumë lojtarë. Krzysztof Piątek iu deshën vetëm 6 muaj për të shkëlqyer në ‘Marassi’ e më pas të transferohej në janar te Milani, ku është shndrruar në idhullin e ri të tifozëve kuqezi. Vendin e lënë bosh nga polaku e mori, Antonio Sanabria, sulmuesi i huazuar nga Real Betis. Edhe 22-vjecarit i mjaftuan pak minuta me fanellën e re, duke arritur të gjejë rrugën e rrjetës e më pas pak nga pak po bënë që tifozët të harrojnë largimin e Piatek. Nëse polaku u largua drejt Milanos, paraguajani mund të shkojë në Romë, por jo për një rikthim te verdhekuqtë, por për të veshur fanellën e Lazios. Drejtuesit e klubit bardhkaltër pritet të bëjnë një ofertë në drejtim të Betis për ish-lojtarin e Romës, të cilin e shikojnë si alternativë të Ciro Immobiles.