Genghis Khani ka 160 milionë pasardhës!

3

Pretendimi i të qenit pasardhës (shpesh gabimisht) të njerëzve të famshëm ose të pushtetshëm, ka qenë një ushtrim popullor përgjatë historisë. Por zhvillimet moderne në testimin e ADN-së kanë zbuluar një numër të madh njerëzish, që në fakt mund të jenë të lidhur direkt me mbretin luftëtar mongol Genghis Khan. Një studim i vitit 2003 zbuloi se afro 8 për qind e burrave që jetonin në ish Perandorinë Mongole, mbajnë kromozome Y identike.

Ai 8 për qind është 0.5 për qind e popullsisë mashkullore në mbarë botën, që përkthehet në plot 16 milion pasardhës të gjallë sot. Kjo prejardhje është gjurmuar në rreth 1000 vjet më parë, dhe rrethanat shumë të veçanta që kërkohen për një përhapje kaq të gjerë të ADN-së, të shpien te një njeri – Genghis Khan.

Perandoria e tij shtrihej nga Azia në Detin Kaspik dhe karakterizohej nga brutaliteti dhe përhapja e përdhunimeve. Numri i pasardhësve që mburreshin djemtë e tij ishte mbresëlënës, ndërsa vetë ai kishte vetëm 40 djem dhe vajza. Edhe pse kjo teori është e pamundur të konstatohet pa një mostër të ADN-së së Khan, duket se ka gjasa që këto kromozome identike të jenë të lidhura në një farë mënyre me Genghis Khanin.

Comments are closed.